Categories Lajme

Shpërndau 30 bombola oksigjeni për të sëmurët me Covid,kapet oksigjenisti i spitalit të Kavajës

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë pasi ka shpërndarë pa autorizim 30 bombola oksigjeni për qytetarët e Kavajës. Konkretisht shtetasi me iniciale M.Sh, i cili ushtronte detyrën si oksigjenist në spitalin e Kavajës kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni të pa autorizuara prej këtij insititucioni. 26-vjeçari i merrte bombola nga ky institucion dhe ua dërgonte personave të ndryshëm nëpër banesa në Kavajë. Provat e marra nga forcat e policia, janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku mbi 26-vjeçarin rëndon vepra penale ‘Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë nga policia. Kavajë / Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME