Reagimi policisë pas një telefonate për rrjedhje gazi në një karburant në zonën e Kombinatit. Pas një shkëndije, depozita e gazit të karburantit shpërtheu në flakë ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar. Në segmentin e parë të emisionit ju sjellim pamjet ekskluzive nga kamerat e trupit të efektivëve dhe reagimin e zjarrfikësve në vendngjarje për të shuar flakët.
Në segmentin e fundit të emisionit për këtë javë, jemi në patrullim me efektivët e komisariatit nr. 2 në kryeqytet ndërsa ata patrullojnë zonat e nxehta ku mund të konsumohen lëndë narkotike në Selitë./shqiptarja.com
