Categories Lajme

Shpërthen në flakë autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë, dalin pamjet

Të tjera pamje kanë dalë nga autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë, i cili u përfshi nga flakët këtë pasdite në “Rrugën e Kombit”. Sigurohet videon e mëposhtme, ku duket sesi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht autobusin me pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit. Flakët janë pikasur nga shoferi i autobusit i cili ka ndaluar menjëherë mjetin në krah të rrugës. Pasagjerët që ndodheshin brenda kanë dalë me shpejtësi dhe fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Ndërkohë autobusi dhe të gjitha sendet vetjake të pasagjerëvee janë shkrumbuar plotësisht. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit. Dyshimet e para të hesuesve flasin për një shkëndijë të mundshme elektrike, e cila mund të ketë sjellë shpërthimin e flakëve. Si pasojë e kësaj ngjarje, trafiku në rrugë është rënduar ndjeshëm duke shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Autobusi ishte nisur nga Tirana drejt Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME