Categories Lajme

‘Shpërthen’ Robert Aliaj ndaj djalit të tij: Aty duhet të rrish si lopët e qumështit, Kristi duhet të dalë nga BBVA!

Robert Aliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për programin Big Brother, që ka “çmendur” shqiptarët, duke i gozhduar pas ekranit.

Aliaj deklaroi se Big Brother është një format televiziv që u drejtohet turmave dhe e “këshilloi” djalin e tij, Kristin, që gjendet brenda shtëpisë së Big Brother, të dalë prej aty, sepse në atë vend mund të qëndrosh vetëm si “lopë që nuk bën asgjë”.

“Unë do ti thoja dil (nga Big Brother). Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit”, deklaroi Aliaj.

Turmat të mbysin sepse nuk kanë logjikë. Janë toksike dhe me pasoja serioze dhe negative. Nxisin intolerancë, diskriminim, trazira sociale.

Këto turmat e këtyre tele-realiteteve janë më të çmendura.

Kur jetojmë në vende që kanë probleme ekonomike dhe njerëzit nuk e sigurojnë kollaj mbijetesën, këta njerëz kanë tendenca të shqyejnë dhe të kenë përqasje dhune, rebelimi, për mbijeteën e tyre. Ndërsa aty nuk duan as bukë, asgjë, janë si minj, ku di unë.

Kam bërë një artikull ku flisja për psikologjinë e turmave, me sindromën e mizës së kalit.

Miza e kalit shkon vetëm në një vend. Kështu më duken, me këtë cilësi, që nuk kanë më shumë se kaq si mision. Edhe miza e kalit shkon aty se ka ushqim, e ka logjikën.

Këta njerëz cfarë kërkojnë, as bukë, as mirëqenie, as standarte, ku di unë…

Kristi është njeri shumë solid dhe i sinqertë, person jo konflikual, person paqësor, kurrë nuk ofendon dhe nuk e ngre zërin.

Unë nuk e këshilloj. Edhe kur më tha që kam qejf, i thashë nuk janë vende ku shkoj unë dhe nuk e shoh të arsyeshëm, por ti bëj çfarë të duash. Ai ka qëllimet e veta. Është sfidues, direkt, ka cilësi që besoj se kemi një lloj ngjashmërie.

Nuk është shumë njeri i televizionit, më ka habitur kur mori vendimin për tu futur te kjo Love Story. I thashë çfarë kërkon ti aty? Ishte qesharake fare.

Unë do ti thoja dil (nga Big Brother). Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit”, deklaroi Aliaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME