Categories Lajme

“Shpërthen” Trump: Po përhapen lajme të rreme për koronën!

Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshilltareve kryesore të grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia, pas një komenti televiziv të saj se infeksionet e reja me koronavirus janë “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale dhe në qytetet e mëdha.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virusi. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura.

Rreth së njëjtën kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjën Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19. Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetës “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata Trump ndodhet në “duar të tmerrshme” pjesërisht për shkak të zonjës Birx. Zonja Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx”.

Në një postim në twitter Presidenti Trump shkruante se “E marra Nancy Pelosi tha gjëra të tmerrshme lidhur me Dr. Deborah Birx, duke iu vënë pas për shkak se ajo ishte shumë pozitive mbi punën shumë të mirë që po bëjmë për të luftuar virusin kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancy-n, Deborah ra pre e provokimit dhe na goditi. Patetike!” Në një tjetër twitter zoti Trump shkruante se: “me përjashtim të Nju Jorkut dhe disa zonave, kemi bërë përparim më shumë se shumica e vendeve të tjera në trajtimin e virusit kinez. Shumë nga këto vende tashmë po përballen me valë të dytë të madhe. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit për të bërë që SHBA dhe unë të dukemi sa më keq sa të jetë e mundur!”.

Zoti Trump paraqet një qasje më të favorshme mbi mënyrën sesi SHBA po lufton kundër virusit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 3 nëntorit kundër një kundërshtari demokrat, ish-Nënpresidentit Joe Biden, i cili me javë të tëra ka udhëhequr sondazhet në nivel kombëtar. Zoti Trump ka thënë se ai është “një president për kohë lufte” nisur nga përpjekjet e tij kundër pandemisë së koronavirusit, por zoti Biden e ka kritikuar zotin Trump duke thënë se ai ka e braktisur fushëbetejën kundër sëmundjes. Një tjetër ekspert i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë është shprehur me shqetësim lidhur me situatën.

Admiral Brett Giroir, zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe shmangies së turmave gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC. SHBA ka regjistruar afro 155 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit dhe më shumë se 4.6 milionë infeksione, të dyja këto shifrat më të larta në nivel botëror.

Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë. Në një postim në twitter të dielën zoti Trump shkruante se eksperti i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci gaboi kur tha javën e kaluar se suksesi i Evropës në luftën kundër virusit qëndron në faktin se mbylli dy herë më shumë biznese sesa SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME