Categories Bota

Shpërthen vullkani Anak Krakatau në Indonezi, hiri shkon dy kilometra lart

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Anak Krakatau në brigjet perëndimore të Ishullit Java në Indonezi. Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani ka arritur në lartësi prej 2.000 metrash nga krateri.

Autoritetet thanë se vazhdon gjendja e alarmit të shkallës së dytë më të lartë, duke paralajmëruar që të mos zhvillohet asnjë lloj aktiviteti në një rreze prej dy kilometrash rreth fullkanit. Shpërthim më i vogël në vullkan ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa hiri dhe tymi arritën një lartësi prej 200 metrash.

Ndryshe, 437 humbën jetën nga cunami që goditi brigjet e provincave Banten dhe Lampung si pasojë e shkëputjes se një mase të madhe gjatë shpërthimeve nga aktiviteti i Vullkanit Anak Krakatau në Ngushticën Sunda më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Në Indonezi gjenden rreth 130 vullkane aktive, prej të cilave vullkanet Merapi, Rinjani, Bromo, Semeru, Anak Karakatu, Agung, Kerinci, Sumbing, Batur, Sibayak dhe Sinabung njihen për aktivitet më të lartë vullkanik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME