Categories Lajme

Shpërthim në kryeqytetin grek, një person i plagosur, dyshohet për… (VIDEO)

Athina është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit pak para orës 07:00 të mëngjesit pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik, në fillim të bulevardit Syggrou. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka tronditur zonën duke shqetësuar banorët e pallateve përreth ndërsa është ndjerë edhe në lagjet pranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave! Shume objekte janë hedhur disa metra larg!

Sipas informacioneve paraprake të televizionit shtetëror ERT ka të paktën një person të plagosur, i cili është dërguar në Spitalin “Laiko”. Dëshmitë e banorëve flasin edhe për të lënduar të tjerë. Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45 të mëngjesit, ore kur në zonë zakonisht ka shumë njerëz, por sot fatmirësisht është ditë pushimi për shkak të motit të keq.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME