Categories Lajme

Shpërthimi i bombolës së gazit desh shkaktoi tragjedi, fqinji tregon si shpëtoi gruan dhe djalin e mitur

Sadete Kukajn e cila mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpi si dhe djali i saj 14 vjeç u shpëtuan nga fqinji i tyre.

Ymer Senaj në një prononcim për mediat ka shpjeguar se si nodhi ngjarja dhe se si i nxori nga shtëpia djalin dhe të ëmën.

“Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve tek dhoma sipër, vura shkallë druri. Mora zorën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë. Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur në tokë. Ambulanca erdhi dhe policia. Bëhet fjalë për bombulën e gazit, ne nuk dëgjuam gjë” – tha ai.

Ndërkohë vëllai i Sadetes, Can Kukaj thotë se zonja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka pësuar djegie në gjoks, krah dhe fytyrë.

“Po bënte mëngjesin për djalin dhe burrin. Ka ndohur fatkeqësia. Është djegur në pjesën e gjoksit pak, krahu është djegur shumë, në fytyrë pak. Nuk është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e Sadete Kukajt në fshatin Palvar në Koplik. Bombola e gazit shpërtheu dhe ka shkaktuar flakët duke djegur orenditë në katin e parë të banesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME