Categories Politike

Shpërthimi i gazetarit: Urgjent zgjedhje! Të ikin nga Kuvendi qelbësirat që paguhen me lekët tona

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër për nivelin ku ka përfunduar Parlamenti aktual. Duke u ndalur në mungesën e vlerave intelektuale dhe degradimin moral të deputetëve të asaj që vetëquhet si “opozitë e re”, Kikia shprehet se vendi duhet të hyjë në zgjedhje parlamentare me çdo kusht dhe në mënyrë urgjente.

Ai shton se karagjozllëku, injoranca dhe pazaret e pista të këtyre deputetëve po paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. “Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj. Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim”,- shkruan Mentor Kikia.

Postimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia në Facebook:

Unë dua që të bëhen zgjedhje parlamentare që nesër. Dhe nuk më intereson fare se cila parti fiton. Dua të jem tërësisht i papërgjegjshëm për forcën politike dhe programin ekonomik.

As ma ndjen fare për negociatat dhe integrimin. Dua vetëm të zhduken nga ai parlament një dyzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane. Edhe ata quhen ligjvënës. Edhe ata paguhen më paratë e mia. Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushimn në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë.

Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj. Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim.

Këta palaço cirku kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur tu rrezikohet shëndeti. Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta, po të butra fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Unë paguaj kreditë e bankave që të thithin gjakun, kur ta mbarosh.

Ndaj zgjedhje urgjent! Dhe urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë. Të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj. Sepse nuk meritojnë as një kacidhe nga paratë e djersës tonë, pale privilegje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME