Categories Lajme

Shpërthimi me tritol në Orikum, policia jep detajet

Pas shpërthimit me tritol që tronditi sot Orikumin, ku në qendër të sulmit ishte në makinë, ka reaguar Policia e Vlorës.

Kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Të njëjtat burime sqarojnë se automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Vezir Bello, 59 vjeç, ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit. Bello punon si shofer ambulance në Orikum, ndërsa nuk dihet nëse ai ka pasur konflikte.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.
Orikum, Vlorë Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 19:30 në Orikum ka ndodhur një shpërthim në rrethana ende të paqarta, në automjetin tip “Ford” në pronësi të shtetasit V.B, 59 vjeç, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME