Categories Lajme

Shpëtohen tre turistët e rinj në Himarë, një prej tyre përfundon në spital

Tre turistë janë shpëtuar nga kanionet e Gjipesë në Himarë. Policia thotë se së bashku me FNSH e Fierit dhe forcave zjarrfikëse i kanë ardhur në ndihmë tre të rinjve të cilët kishin mbetur brenda në kanion. Për shkak të terrenit të vështirë, ata e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni, madje njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë. 

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni.

Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lëndime në këmbë ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME