Categories Lajme

Shpëtoi familjen amerikane nga bora, shqiptari: Më ofruan para, nuk i pranova

Amerika është përfshirë këto ditë nga stuhia më e madhe e viteve të fundit. Historitë njerëzore të lidhura me të janë të shumta, teksa njerëzit janë lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin për ta kaluar sa më lehtë atë.

E tillë është edhe ajo e një shqiptari, i cili ka ndihmuar tre amerikanë të gjendur në vështirësi qarkullimi duke i shpëtuar ata. Ai është Enea Bushati, i cili ka ndihmuar të dalë nga kanali makinën e një familje, një nenë me dy vajza që kishin ngelur të bllokuara plot 6 orë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Enea Bushati rrëfeu se ishte përballur me familjen amerikane të bllokuar në një kanal gjatë lëvizjes me kamionin me të cilin punon dhe nuk kishte hezituar për asnjë moment t’u vinte në ndihmë, duke iu ofruar edhe ujë  dhe ushqim.

Ai tregoi se familja amerikane i kishte ofruar para pasi i kishte ndihmuar,  por ai kishte refuzuar.

“S’e bëra për ndonjë qëllim të caktuar, më ofruan pagesë, por refuzova duke u thënë se nuk e kam bërë për ndonjë vlerë monetare, por e kam bërë sepse e kam ndjerë veten mirë që e kam bërë dhe do ta bëj për çdo njëri në nevojë”, tha Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME