Categories Lajme

Shpëtoi fqinjin nga flakët, tepelenasi quhet hero në Suedi

Një zjarr i madh shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje. Sipas mediave vendase, një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë nga flakët, pasi kishte mbetur i bllokuar në shtëpi.

Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi, ku brenda ishte një person.

Ishte shqiptari nga Tepelena, Kelman Qibini, i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjin.

“Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai për mediat suedeze.

Qibini, së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që tashmë janë kthyer në heronj të vërtetë.

Kelmani tregon se kishte hyrë brenda, por dera ishte e bllokuar. Më pas, tre fqinj të tjerë, që po hidhnin ujë nga dritaret i kanë ardhur në ndihmë për të nxjerrë personin e bllokuar brenda. Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, sipas zjarrfikësve, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa duhej të shkonin në spital për shkak të thithjes së tymit.

“Ka qenë e vështirë të flemë sonte. Jam akoma i mërzitur nga ajo që ndodhi” tha Kelman Qibini. Në fund Kelman jep edhe një mesazh për komunitetin. “Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë në këtë situatë. Dhe ne ishim shumë fqinj që i ndihmuam”, tregon shqiptari, raporton Albinfo.ch.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME