Categories Lajme

Shpëtoi një 4-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej në pishinë, infermierja shqiptare kthehet në ‘heroinë’ në Zvicër

Një 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.

E reja, Nazlie Selimaj ka ndërhyrë menjëherë pasi ka parë fëmijën 4-vjeçar i cili ndodhej pa ndjenja në pishinë dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.

E reja ka treguar për mediat e huaja se kishte shkuar me familjen e saj për të pushuar në një prej pishinave në Aargau, Zvicër ku Selimaj, 34-vjeçarja jeton prej kohësh.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë, duke shijuar akulloret kur bashkëshorti im pa një burrë duke vrapuar për të nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krah”, thotë 34-vjeçarja për gazetën Blick.

“I kam shpëtuar jetën një afgani katërvjeçar, djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”, shtoi ajo.

Ndër të tjera ka treguar se ka vrapuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë vogëlushit.

“E kapa djalin nga pas nën sqetull dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. E shtriva në tokë, pasi nuk po i gjeja pulsin dhe fillova t’i masazhoj zemrën me njërën dorë”.

Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte dhe ia doli që të shpëtonte vogëlushin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME