Categories Lajme

Shpëtohen 14 turistë shqiptarë e çekë, gjithashtu edhe një në Sarandë

Policia Kufitare dhe FNSH kanë mundur të shpëtojnë 14 pushues në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen. Sipas policisë për shpëtimin e këtyre pushuesve janë bërë tre ndërhyrje. Fillimisht janë ndihmuar 5 persona nga Shkodra e Kosova të cilët më pas janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po në grykën e Vilunit janë shpëtuar edhe 9 persona Çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Kujtojmë se ditën e sotme për shkak të motit të keq në det ka patur dallgë të mëdha. Një 33-vjeçar i cili po bënte xhiro me një motor uji ka humbur jetën në Gjirin e Lalëzit për shkak se ka rënë në det. Po kështu një pushuese në plazhin e Durrësit ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME