Categories Lajme

“Shpirti na është trazuar”, Elvis Naçi për ngjarjen në Pejë: Nëse djali s’do i vritej në luftën për Kosovën do kujdesej për nënën

Bamirësi Elvis Naçi ka reaguar i prekur për ngjarjen e rëndë që u shënuan në Pejë, ku një e moshuar u dhunua nga infermiert në qendrën “Orenda”.

Naçi shkruan se lajmi ka plagosur zemrën e çdo shqiptari, tejsa shkruan se të moshuarit kanë nevojë për dashuri e buzëqeshje.

Bamirësi shkruan se e moshuara është nëna e një djali që ka rënë dëshmorë i UÇK, dhe nëse s’do vritej në luftë do kujdesej për nënën e tij.

Zemërthyer ai shkruan se shumë nuk i kanë prindërit e çfarë nuk do jepnin që t’i puthnin duart e ballin.

Postimi i plotë:

Vellezer e motra, ngjarja e rende qe ndodhi me te moshuaren akoma nuk po na lejon te marrim veten. Shpirti na eshte trazuar e fjalet nuk gjenden lehte se dhimbja e shkaktuar ka plagosur cdo zemer.

Cdo kush prej nesh mendoi si per nenen e vet ne ato caste, e te mendosh se me sa sakrifica na kane rritur, thinjat, rrudhat, pafuqia e moshes meriton respekt dhe dhembshuri, meriton dashuri pertej cdo sherbimi ai eshte mision i nje zemre te dashur dhe nuk duhet te shihet si nje vend pune.

Ajo nene lindi nje deshmor i cili dha jeten per te qene sot te lire, dhe nese djali i saj te mos vritej per Kosoven do te kujdesej per nenen, por ai e la amanet e ky amanet eshte i shenjte jo vetem per te, por per cdo te moshuar qe kerkojne pak dashuri nga ne…

Shume prej nesh nuk i kane prinderit e cfare nuk do te jepnim t’i kishim nje cast te vetem, t’ia puthnim ballin e duart, e t’ia degjonim nje here zerin.

Te moshuarve faluni dashuri, jepuni buzeqeshje, jepuni caste nga koha juaj, ndihmojini kudo qe i shikoni, nje dite edhe ne do te plakemi dhe ajo dite nuk eshte e larget kur edhe neve do te na duhet pak dashuri qe kur te ikim nga kjo bote femijet, niperit te luten per ne sic thote Zoti ne Kuranin famelarte: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, ashtu siç u kujdesën për mua kur isha i vogël”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME