Shpyllëzimi i Amazonës në Brazil arriti në 8 426 kilometra katrorë në vitin 2020, 8% më pak se rekordi historik i vitit të kaluar, por një shifër e konsideruar jashtëzakonisht shqetësuese nga specialistët. “Zona e shpyllëzuar e identifikuar nga satelitët është më shumë se pesë herë ajo e qytetit të Sao Paulos”, tha Instituti për Kërkime Hapësinore (Inpe)
Shpyllëzimi në Amazonë theu të gjitha rekordet në vitin 2019, me 9 178 kilometra katrorë të shkatërruara. Shifrat e fundit nga Inpe janë edhe më alarmuese, me 11 088 kilometra katrorë të shpyllëzuara nga gushti 2019 deri në korrik 2020, një zonë më e madhe se Xhamajka dhe një rritje me 9,5% krahasuar me vitin e kaluar. Zjarret në pyje, gjithashtu, u rritën me 16 % në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, me 103 000 shpërthime të regjistruara.
