Categories Lajme

Shqipëri, bie ndjeshëm numri i infektimeve, prilli nis me shifrat më të ulëta

Në Shqipëri po shënohet një ulje e ndjeshme e përhapjes së infektimeve me Sars Cov-2 në popullatë. Të dhënat zyrtare të javës së fundit, 28 mars-3 prill 2021, dëshmojnë se shkalla e pozitivitetit ka rënë në nivelin më të ulët 13%, ose 3188 të infektuar më pak krahasuar me periudhën 1 deri në 7 mars, ku shkalla e pozitivitetit llogaritej ne 25.7%.

Rënia e numrit të infektimeve me rreth 50% ka çuar në uljen e shtrimeve në 7 spitalet Covid, 4 në Tiranë dhe 3 rajonalë, ku sot numërohen 263 të shtruar nga 656 të regjistruar në datën 23 shkurt, që shënoi edhe pikun e pandemisë në vend. E përkthyer në përqindje, rënia e shtrimeve në 5 javë llogaritet në 69%.

Uljen më të ndjeshme të shtrimeve e ka spitali Covid-4, që numëron 7 pacientë, pasuar nga spitalet rajonale me rreth 30 të shtruar. Ndërkohë, Sanatoriumi po trajton rreth 70 pacientë, me një mesatare ditore 13 shtrime, pasuar nga spitalet Covid-1 dhe Covid-3, që numërojnë së bashku rreth 80 të shtruar dhe 3 deri në 5 shtrime në ditë, dhe kjo pas transferimit të urgjencave të Tiranës në spitalin Covid-2.

Të dhënat zyrtare, si dhe burime nga brenda spitaleve Covid, dëshmojnë qartazi rënien me deri në tre herë të shtrimeve dhe urgjencave, çka reflektohet në rënien e vdekshmërisë nga virusi vrasës. Më konkretisht, në periudhën 1 deri në 7 mars numëroheshin 143 vdekje, ndërsa për të njëjtën periudhë 28 mars-3 prill vdekshmëria është reduktuar 52 jetë të humbura, ose 91 jetë të humbura më pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME