Categories Lajme

Shqipëri / Bien rastet e reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që 457 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 2738 testime të kryera, duke shënuar kështu ulje të rasteve të reja. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 967. Në spitale janë të shtruar 130 persona, 18 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 457 qytetarë, në këto bashki: 173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz. Janë 9,316 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një qytetare nga Tirana 80 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME