Categories Lajme

Shqipëri: Dy humbje jete, ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy humbje jete nga Covid. Gjithashtu bëhet me dije se 111 raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Sipas të dhënave, janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Gjithashtu janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetarë, në këto bashki:

50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.

Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.

Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME