Categories Lajme

Shqipëri/ Dy humbje jete, një nga Vlora dhe 1 nga Durrësi, 451 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kemi një shpërthim të infeksionit, pasi janë shënuar 451 raste të reja me COVID-19 në të gjithë vendin nga 5135 testime që janë bërë, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën nga sëmundja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë, në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas. Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë. Vlorë 327

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME