Categories Lajme

Shqipëri/ Lista e 55 aktiviteteve që nuk do të hapen

Në listën e aktiviteteve të mbyllura vijojnë të jenë pjesa më e madhe e dyqaneve të pakicës, si Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara;  Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara; Tregtia me pakice e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Tregtia  me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit etj.

Të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; Tregtia me pakice të artikujve të tjerë jo në dyqane, tenda ose tregje. I bllokuar është dhe transporti, konkretisht Transporti hekurudhor interurban i pasagjerëve; Transport rrugor i pasagjerëve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjerëve. Kafet dhe lokalet vijojnë të mbyllura {Aktivitete te shërbimit te pijeve (Bar, kafe dhe lokal)} po ashtu dhe regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës.

Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur. Dentistët vijojnë të mos lejohen. Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike;  Krijimtari artistike; Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistike.

Të mbyllura janë aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqëse për vizitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezervateve natyrore. Nuk ka as mundësi për të bërë palestër dhe aktivitete të tjera të kujdesit të trupit e fytyrës e flokëve si dhe veprimtari sportive. Vijojnë të jenë të mbyllura dhe:

-Funksionimi i strukturave sportive

-Aktivitete të klubeve sportive

-Palestra

-Aktivitete të tjera sportive

-Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar

-Aktivitete të tjera argëtimi dhe lodhëse p.k.t.

-Flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë

-Aktivitete të mirëmbajtjes trupore. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME