Categories Covid-19, Lajme

Shqipëri, tri viktima dhe 477 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rritje nga COVID-19. Edhe këtë të mërkurë ka pasur 477 raste dhe 3 humbje jete. Po ashtu 67 pacientë janë shëruar.

NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 7733 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 477 qytetarë, në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.
Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë: një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME