Categories Lajme

“Shqipëria buzëqesh” deri më sot 250 mijë vaksinime antikovid

“Shqipëria buzëqesh”   Në të gjithë vendin që prej nisjes së fushatës së vaksinimit deri më sot janë kryer 250 mijë vaksinime antikovid. Kryeministri Edi Rama publikoi një foto ku bëri të ditur këtë shifër mjaft domethënëse.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 8 134 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin. “Nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 250 676 vaksinime. Ndërsa gjatë 24  orëve janë kryer 8134 vaksinime”, bën të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar me kalendar të kombinuar, për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389.540 doza të vaksinave antikovid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza. Barometri global për ritmin e vaksinimit e renditi Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Europian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME