Categories Lajme

“Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time”, Rama kujton takimin e parë me Presidentin Erdogan

Nga Laçi, ku presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019, kryeministri Rama, ka kujtuar edhe takimin e parë me presidentin, në kohën kur ai ishte Kryeministër i Turqisë.

“Sot dua të tregoj një episod nga takimi im i parë fare me Presidentin, i cili asokohe ishte kryeministër i Turqisë. Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori dhe ju e dini nga televizori nuk duket edhe aq i buzëqeshur.

Me thënë të drejtën edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë, më shikonte dhe nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë: dëgjo këtu tha, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit tuk. Unë tha, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”, tha Rama.

Duke u ndalur te marrëdhënia me presidentin turk, Rama tha se “ka shumë teori konspiracioni, jo xhami, jo Turqia otomane, jo aspiratat e presidentit, etj”.

Por përgjigja e Ramës ndaj këtyre teorive ishte shumë e thjeshtë. “Presidenti thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, tha Rama duke falënderuar presidentin turk për ndihmën në rindërtimin e banesave të reja në Laç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME