Categories Lajme

Shqipëria dhe Kosova me pika të përbashkëta kufitare nga 1 janari

Pas kalimit të marrëveshjes në dy qeveritë respektive, pasditen e sotme do të hidhet firma e fundit që do i hapë rrugë në datë 1 janar 2019 doganës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes në pikë-kalimin kufitar Vermicë – Morinë do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Gjithashtu, nga 1 Janari të gjithë mallrat të cilat kanë si destinacion tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit.

Në datë 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e barrierave ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve firmosën 9 marrëveshje .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME