Categories Politike

Shqipëria do eksportojë qingja dhe keca në Arabinë saudite/ Çuçi me delegacionin arab: Të rrisim bashkëpunimin

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi prit sot një delegacion arab të kryesuar nga ministri i Bujqësisë në Arabinë Saudite, Ahmed Saleh A. Alkhamshi. Diskutimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve kryesisht në eksportin drejt Arabisë të kafshëve të gjalla, qingjave dhe kecave, eksportin e fruta-perimeve, eksportin e jonxhës dhe produkteve të akuakulturës.

“Në të shkuarën ne kemi pasur një historik shkëmbimesh tregtare mes dy vendeve, por nuk ka qenë në nivele të mjaftueshme. Tani janë të gjitha mundësitë që ne të rrisim bashkëpunimin sidomos në fushën e eksportit të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Bujqësia dhe zhvillimi rural është një nga sektorët kyç në ekonominë shqiptare. Ne i kemi kapacitetet dhe ky është momenti të intensifikojmë raportet tregtare”, tha ndër të tjera ministri Çuçi.

Veç eksportit të produkteve bujqësore e blegtorale, me interes të madh nga pala arabe ishte edhe bashkëpunimi në sektorin e akuakulturës, i cili është një nga sektorët me rritjen më të madhe në ekonominë shqiptare gjatë katër viteve të fundit.

Pala arabe shprehu interes të veçantë për zgjerimin në Shqipëri të tregut të hurmave, një produkt tipik i tyre me vlera ta larta ushqyese e kurative.

Për konkretizimin e këtij bashkëpunimi, sidomos për nisjen e eksportit të qingjave dhe kecave nga Shqipëria, u dakordësua ngritja e një komisioni të përbashkët, për njohjen e procedurave të çertifikimit hallall dhe më pas do të nënshkruhet marrëveshja mes dy ministrive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME