Categories Lajme

Shqipëria heq të gjitha masat, nga sot “COVID free” në kufi

1 Maji shënon heqjen e të gjitha masave të ndërmarra gjatë pandemisë për hyrje daljet nga territori Shqipërisë duke mos u kërkuar më  certifikata e vaksinimit, testi apo mbajtja e masës.

Nga një vëzhgim në pikën kufitare të Kapshticës, me heqjen e këtyre masave kalimi për në tokën Shqiptare është përshpejtuar duke iu kthyer normalitetit të plotë.

Edhe për të udhëtuar në drejtim të Greqisë nga autoritetet nuk kërkohet më dokumentacioni që vërteton se udhëtarët janë të vaksinuar apo që nuk janë të infektuar me covid.

Pas festes së Pashkës ku u shënuar fluks i lëvizjes në Kapshticë ka lëvizje normale. Sipas të dhënave  në 24 orë në Kapshticë, kanë hyrë 2698 dhe kanë dalë 2644 persona.

Qytetarët nga Kosova të cilët këtë të dielë zgjodhën për të pushuar në vendin tonë i kanë mirëpritur heqjen e këtyre masave të cilat nisën të zbatohen edhe në pikën kufitare të Morinës.

Policia kufitare në këtë pikë kalimi thotë se  po zbaton procedurën përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Pala kosovare nuk ka marrë akoma vendim për  heqjes e kufizimeve në kufi duke vijuar së kërkuari certifikatën e vaksinimit apo edhe testet./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME