Categories Lajme

Shqipëria me zor kalon në provimin e PISAS 2018

Shqipëria me zor kalon në provimin e PISAS 2018. Gjatë testimit të nxënësve 15-vjeçarë nga 79 vende të botës,  fëmijët shqiptarë kanë dalë më keq se mesatarja e vendeve të OECD (Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) në lexim, matematikë dhe shkenca. Nga 5 nivele që ishte shkallëzuar testimi, ku niveli i parë ishte me i ulëti, 15-vjeçarët shqiptare  arritën nivelin e dytë. Rezultatet më të dobëta ishin në lexim.

Ky nivel ishte i pritshëm nga specialistët, sipas tyre ndikimin kryesor e kanë dhënë tekstet dhe mësuesit e dobët.“Kemi tekste më të këqija, mësuesit janë të pa trajnuar, kemi lëvizje të shumta për arsyeje të ndryshme politike dhe korrupsioni, dhe një drejtim shkolle skandaloz. Arsimi nuk është në gjendje gjumi, por në gjendje kome”, thotë Ndriçim Mehmeti, specialist i arsimit.

Kur flitet për programet mësimore, ankesat nuk rreshtin as nga prindërit e gjyshërit. Për ata që e njohin arsimin, tregojnë se tekstet kanë ndryshuar shumë dhe për keq Testimi i PISAS bëhet një herë në tre vjet. Nga provimi i 2015 në këtë të fundit, Shqipëria ka rënë  10 vende, duke u renditur e 61-ta mes 79 shteteve konkurruese. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh, por Mali i ZI dhe Serbia kanë rezultatet më të mira. Në Europë vendin e parë në PISA e zuri Estonia ndërsa Kina është në krye të listës me nxënësit më të mirë në të gjitha lëndët e testuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME