Categories Lajme

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë, në raport me popullsinë. Ja kontrasti me Kosovën

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.

Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019).

Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistruan 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve.

Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia (shih grafikun).

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990. Vështirësitë ekonomike, emigracioni, dhuna në familje, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave janë disa nga arsyet që kanë ndikuar këtë tendencë. Rreth 56% e kërkesave për divorc në 2019-n u bënë nga gratë, sipas të dhënave të tjera nga gjykatat.  https://www.monitor.al/padite-per-divorc-jane-grate-qe-po-lene-burrat/

Sipas Eurostat, që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 banorw në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 njerëz në 1964 në 1,6 në 2020. Është interesante, thotw Eurostat, qw shkalla e divorcit është ulur në dekadën e fundit, nga 1.9 për 1000 persona në vitin 2010.

Në vitin 2020, nw BE kishte rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nga 1.9 milionë martesa dhe 0.8 milionë divorce të vlerësuara në vitin 2019. Rënia e paprecedentë e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës ishin rreth 2 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9)./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME