Categories Lajme

Shqipëria në listën e 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar: Një perlë ballkanike (FOTO)

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një artikull të revistës prestigjioze britanike të udhëtimeve ”Condé Nast Traveller”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 10 mes 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë.

Mirëmëngjes dhe me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve Condé Nast Traveller, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama teksa ka shpërndarë artikullin që e quan Shqipërinë një perlë ballkanike.

”Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes.

Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”, thekson revista.

Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli,  Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona”, shkruan ”Condé Nast Traveller”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME