Categories Lajme

Amerikanët stërvitje në qiellin shqiptar, e vërteta e avionëve që raportoi Berisha para disa ditëve

Për rreth një javë, nga data 29 korrik deri më 5 gusht, njësia operative e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, kreu veprime dhe fluturime stërvitore në hapësirën ajrore shqiptare.

Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre kryen fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë. Kjo është edhe e vërteta e avionëve të drogës që ka raportuar herë pas herë ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në rrjetet sociale.

Këta avionë dhe trupat amerikanë u dislokuan në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku u vizituan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka dhe atasheu ushtarak amerikan, kapiten i Rangut Dytë James Hilton.

Postimet e ish-kryeministrit Sali Berisha

Siç njofton zyra e shtypit, ministrja Xhaçka u njoh me qëllimin e stërvitjes si dhe me misionin dhe detyrat e Krahut të 352-të të Operacioneve Speciale, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

E shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ministrja Xhaçka u ngjit në bordin e një prej avionëve të tipit “MC-130J Commando II”, ku u njoh me kapacitetet dhe aftësitë e këtij mjeti fluturues dhe ekuipazhit të tij.

Ministrja Xhaçka e vlerësoi praninë e avionëve transportues të përmasave të tilla, të ushtrisë amerikane si një dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, e konkretizuar si në drejtim të trajnimit të efektivëve tanë ashtu edhe përmes pajisjeve me mjete si Humvee apo helikopterët Black Hawk, që pritet të hyjnë së shpejti në përdorim të Forcës sonë Ajrore.

Përdorimi i hapësirës ajrore shqiptare dhe bazave tona nga njësia për mbështetjen e operacioneve speciale amerikane, është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes. Aktualisht pilotët dhe teknikët shqiptarë janë duke u trajnuar nga kolegët e tyre të Gardës Kombëtare të New Jersey-t për helikopterët “Black Hawk” që pritet të hyjnë së shpejti në përdorim të Forcës sonë Ajrore.

Krahu i 352-të të Operacioneve Speciale shërben si pikë qendrore për të gjitha aktivitetet e operacioneve speciale të Forcës Ajrore të SHBA-ve në të gjithë Evropën. Kjo njësi është e përgatitur të kryejë një shumëllojshmëri misionesh me përparësi të lartë e shikueshmëri të ulët, që mbështesin forcat speciale të SHBA-ve dhe aleatëve në kohë paqeje, në stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet luftarake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME