Categories Lajme

Shqipëria nuk gjen qetësi, edhe një tjetër lëkundje tërmeti

Pas dhjetëra tërmeteve të regjistruara ditën e djeshme, deri në orët vona të natës, sërish vendi u lëkund pas mesnate.

Edhe një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë 9 km në veri të Durrësit, dhe rreth 30 km nga Tirana. Lëkundja e fundit e çon numrin e tërmeteve në 28.

Tërmeti raportohet se është i magnitudës 3.2 ballë.

Nga ora 00:00 deri në orën 06:47 janë regjistruar 6 lëkundje sizmike.

Më i fundit i regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:47 është regjistruar me epiqendër në detin Adriatik,  rreth 3 km nga Durrësi, me magnitudë 3.2 ballë.

Rreth orës 00:15 lëkundjet e tërmetit janë regjstruar 10 km nga Durrësi. Magnituda 3.1 ballë.

Rreth orës 02:28 lëkundjet e tërmetit janë regjstruar 4 km nga Durrësi. Magnituda 4.4 ballë.

Rreth orës 02:48  lëkundjet e tërmetit janë regjstruar me epiqendër në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi. Magnituda 3.5 ballë.

Rreth orës 04:19 lëkundjet e tërmetit janë regjstruar  3 km nga Durrësi. Magnituda 3.2 ballë.

Rreth orës 04:20 lëkundjet e tërmetit janë regjstruar me epiqendër në detin Adriatik, 19 km në jugperëngim të Mamurrasit. Magnituda 3.4 ballë.

Pasditen e djeshme (21 shtator), Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë pak pas orës 16.00, duke shkaktuar dëme në të paktën 109 banesa dhe 7 pallate kryesisht në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet që ishin dhe më pranë epiqendrës, në Detin Adriatik, 30 kilometra.

Siç pasqyron IGJEUM, sinjali i parë i tërmeteve është dhënë në orën 09:37 të mëngjesit të së shtunës, me një lëkundje 3.2 ballë.

Ora 16:00 e mesditës do të shënonte kulmin me 5.8 ballë. Lëkundja e fortë e tërmetit “më i madhi i regjistruar në 30 vitet e fundit”, sipas sizmiologëve, u pasua me 11 lëkundje të tjera, duke e çuar numrin e tërmeteve në 13. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME