Categories Lajme

Shqipëria pjesë e BE-së? Rama: S’jam i fiksuar me teknikalitetet, 27 vende anëtare nuk bëhen gjithmonë bashkë

Gjatë intervistës së tij në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli dhe për situatën e Kosovës duke u shprehur se: “Jam i kënaqur të dëgjojë se shumë e asaj që ishte në përmbajtjen e propozimit tim është bërë pjesë e BE. Ajo çfarë unë di është që nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur siç është shprehur dhe nga kryeministri Kurti në Bruksel, kjo do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe e jashtëzakonshme për hir të rajonit”.

Më tej, i pyetur se si kanë ecur procedurat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ai tha se nuk është i fiksuar me teknikalitetet dhe se 27 vende anëtare nuk bëhen gjithmonë bashkë për të marrë të njëjtin vendim

“Ka ndryshim të madh krahasuar me qëndrimin e BE, në vullnetin e BE krahas rajonit tonë krahasuar me disa vite më parë. Kam qene kritik ndaj qëndrimit dhe qasjes pasive të BE. Por kjo ka ndryshuar, edhe nga agresioni rus. Kështu që ideja e rajonit si një pasuri shumë e rëndësishme për BE është bërë dhe me fakte.

Tani jemi ndryshe dhe çdo gjë për Shqipërinë do të vijë me kohën. Nuk jam i fiksuar për këto teknikalitete. Kemi nisur shumë mirë. Ashtu siç e ka testuar procesi. Cilat do të jenë aspektet teknike? Është një proces i ndërlikuar dhe nuk do t’i kushtojë kohë. Siç e dimë janë 27 vende anëtare dhe nuk bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet fjalë për të marrë vendime”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME