Categories Lajme

Shqipëria planifikon blerjen e gazit nga Azerbajxhani në fazën e dytë të projektit TAP

Shqipëria po planifikon të blejë gaz natyror nga Azerbajxhani si pjesë e planit në fazën e dytë të projektit TAP, është shprehur zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja për reporterët në Baku. Bejtja nënvizoi faktin se puna ndërtimore e projektit në pjesën e bregdetit dhe tokën shqiptare ka përfunduar.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria nuk do blejë gaz si pjesë fazës së parë të projektit TAP. “Nëse një vendim merret për të zgjeruar projektin, atëherë Shqipëria do të shprehë dëshirën të marrë gaz në kuadër të fazës së dytë.” Sipas fjalëve të zyrtarit, konsumimi i gazit në Shqipëri në atë kohë do të arrijë deri në 1.2 bilion metër kub në një vit.

Bejtja shtoi më tej se një plan po përgatitet për gazifikimin e Shqipërisë me kompaninë e njohur azerbajxhanase ‘SOCAR’. Qeveria shqiptare dhe ajo e Azerbajxhanit kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin për zhvillimin e planit për gazifikimin e Shqipërisë në fund të vitit 2014. Më pas palët ranë dakord për ngritjen e grupeve speciale të punës për kryerjen e një studimi fizibiliteti në 2015-ën. Çelësi kryesor i marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve është konsideruar kryesisht bashkëpunimi në sektorin e energjisë. SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME