Categories Lajme

Shqipëria ‘pushtohet’ nga zjarret, tjetër vatër e madhe në Rroskovec

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një zjarr tjetër është shfaqur rreth 3 orë më parë, në një zonë me ullishte të Rroskovecit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një zjarr të konsiderueshëm në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.

Në vendngjarje po shkojnë shërbimi zjarrfikës nga Patosi. Ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij edhe nga banorët.

Ndërkohë vatra të mëdha zjarri janë krijuar në disa zona të vendit, të cilat janë përhapur masivisht. Në zonën e Shëngjinit zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth, të cilat janë shumë pranë vatrave të zjarrit.

Lidhur me këtë,  kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.

Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME