Myzerim Zeneli ishte 20 vjeçari fatkeq, i cili humbi jetën në ngjarjen tragjike të Velipojës. I rritur pa babë, i riu i pafajshëm iku nga kjo botë duke u përpjekur të nxirrte bukën e gojës për nënën dhe vëllain e tij për të cilët Myzerimi ishte shpresa e vetme për disa të ardhura në shtëpi. Të p rekur nga kjo ngjarje e rëndë të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit. Një faqe d huruese “Gofundme” është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë gjatë një k onflikti me armë ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të p lagosur.
Faqja “Gofundme” është hapur ditën e djeshme dhe menjëherë është shpërndarë nga shumë persona publikë të cilët i bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë sado pak për të ndihmuar familjen e Myzerim Zenelit. Kliko KËTU për të dhuruar!
