Categories Lajme

Shqiptarët emigrantë kundër karantinës: Duam të votojmë, është shkelje e të drejtave

Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia, do të duhet që të karantinohen për 14 ditë, sipas një vendimi të fundit të Komitetit Teknik që Ekspertëve, që nxjerr udhëzime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga qytetarët që udhëtojnë drejt dy vendeve fqinje për arsye pune.

Ata shprehen se detyrimi për karantinë dy javore është diçka që do ta dëmtonte tej mase këtë kategori të punësuarish. “Për mua s’është e mirë, më thonë të rri 14 ditë në shtëpi, çfarë do bëj unë 14 ditë dhe ku do hanë kalamajtë e mi? Unë për atë punë vetë, punë s’kishte ika në shtëpi ai thotë,” shprehet qytetari.

“Duhet të gjej një zgjidhje të shkoj të vizitohem, unë erdha për vizitë. Unë kisha punën atje, lashë punën dhe erdha,” thotë një qytetar tjetër. Informacionet flasin për një ulje të ndjeshme të numrit të personave që kanë kaluar në kufi. Të shqetësuar janë edhe për humbjen e mundësisë për të votuar në zgjedhjet e së dielës të 25 prillit.

“Është e paligjshme dhe e padrejtë për këtë kohë sepse është koha e votimit, shumë emigrantë që janë jashtë s’mund të vijnë të votojnë,” thotë qytetari. “Ama atje bëhen puna, dallaverja. Pse bëhet dallaverja? Unë kam dëshirë të votoj, ai thotë jo mos voto, s’ke të drejtë, rri në shtëpi. Po dhe familjen s’mund ta çoj të votojë, si ta çoj gruan deri në Pogradec. E detyrimisht do rrimë si familje pa votuar,” thotë qytetari.

Të martën Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Teknik të Ekspertëve pasi sipas kësaj force politike qytetarëve po u mohohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur

Sipas të dhënave vetëm në orët e para të mëngjesit kanë kaluar 2 mjete dhe 2 këmbësorë. Karantinimi dy javor do të aplikohet vetëm për këmbësorët, ata që lëvizin tranzit dhe jo për biznesin në këtë rast kamionët. Ndërkohë 1 ditë më parë, më 19 prill në Kapshticë, kanë hyrë 255 shtetas dhe 138 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1857 shtetas dhe kanë dalë 1771 shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME