Categories Showbiz

Shqiptarët harxhojnë 50-60 mijë euro për dekorin e dasmave dhe festave

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë organozatorja e festave Anisa Musta e cila ka folur më gjatë rreth kësaj pune, dhe marrëdhënia që kanë shqiptarët me organizimin e festave.

Ajo është shprehur se nga viti në vit, shqiptarët po janë më të përkushtuar ndaj organizimit të festave dhe shpenzojnë shuma marramendëse. Shqiptarët për organizimin e një eventi apo dasme mund të shpenzojnë edhe 50-60 mijë euro. Arj ola Shehu: Shpenzojnë shqiptarët për festat?Anisa Musta: Realisht shpenzojnë.

Ka raste që shumë njerëz nuk janë në brendësi të kësaj pune dhe kur dëgjojnë për shumat marramendëse që shpesh herë përdoren për evente të tilla habiten. Është shumë personale dhe në varësi të njeriut që e bën.

Por mund të them që ka nga buxhetet më minimale që janë 200-300 euro për evente të vogla dhe pastaj ka edhe shpenzime marramendëse duke e marrë në total të gjithë shenzimet e eventit jo vetëm dekorin, por edhe lokali, ambjenti, muzika që zgjidhet. Ka shumë elementë që përfshihen tek pjesa e organizimit të një feste. Ka dhe shuma që mund të duken ekstreme.

15 mijë euro është një nga shumat më të vogla që kam dëgjuar në këto festa, por ka edhe dasma ose evente të biznesit që mund të harxhojnë rreth 50-60 mijë euro ose edhe më shumë. Është një industri që ka njohur shumë rritje vitet e fundit dhe njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME