Categories Lajme

Shqiptarët kërkojnë azil në BE, irakianët dhe sirianët në Shqipëri, rritet 16% lënia e shtetësisë

Ndërsa shqiptarët po tentojnë që të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, janë irakianët dhe sirianët ata që po kërkojnë azil në Shqipëri. INSTAT raportoi se në 2019 rezultojnë 6.557 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rritje me 49,5 %, krahasuar me 2018.

Azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62,4 % të azilkërkuesve gjithsej në 2019 dhe rezultojnë 2.408 azilkërkues nga Iraku dhe 1.682 azilkërkues nga Siria.
Në 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018. Gjatë vitit 2019 rezultojnë të jenë 741 persona, të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Azilkërkuesit në Shqipëri Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, rezultojnë 6.557 persona në 2019.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në 2019 kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Iraku me 2.408 azilkërkues, Siria me 1.682 azilkërkues, Maroku me 576 azilkërkues, Algjeria me 499 azilkërkues, Pakistani me 275 azilkërkues dhe nga Afganistani me 269 azilkërkues. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se numri i azilkërkuesve femra në 2019 është 5.266, ndërsa i meshkujve është 1.229. Vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri për 2019 me 80,3 % të numrit gjithsej të azilkërkuesve, referon INSTAT.

Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, kuptojmë se piku i aplikimeve ka qenë në muajt Shtator-Nëntor, të cilët përbëjnë 39,2 % të azilkërkuesve gjithsej. Gjatë 2019 rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, dhe pjesën më të madhe e zënë shtetasit nga Iraku dhe Siria.

Rritet dhe marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare Në 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018. Në 2019, rezultojnë 741 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME