Categories Bota, Lajme

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Shqiptarët janë popullata e dytë më e madhe e emigrantëve në Itali. Kreu i Institutit Italian të Statistikave, Xhankarlo Blanxhardo, tha të enjten në Komisionin Parlamentar për çështjet kushtetuese, se numri i shqiptarëve në vend vitin e kaluar arriti në 441 mijë. Përpara popullsisë shqiptare u renditën rumunët në shifrën 1,2 milionë, ndjekur nga 423 mijë marokenë në vendin e tretë, 300 mijë kinezë, dhe 239 mijë ukrainas.

Në total, këto pesë kombësi përfaqësojnë rreth 50 për qind të të gjithë të huajve që jetojnë në vend. “Numri i të huajve në vendin tonë u katërfishua në  5,2 milionë banorë dhjetë vitet e fundit, dhe aktualisht kemi 200 nacionalitete të ndryshme,” informoi profesori i universitetit të Milanos.

Krahasuar me shtetet e tjera, vitin e kaluar emigrantët në Itali përbënë 8,7 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 60 milionë banorë, raport ky që ndryshon në 7 për qind në Francë, 9,5 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, 11,7 për qind në Gjermani, ndërsa Austria strehon numrin më të madh të emigrantëve në përpjesëtim me popullsisë autoktone, plot 15,7 për qind.

Shqiptarët vlerësohen si një nga komunitetet më të integruara në Itali, me mbi 31 mijë sipërmarrje kryesisht në sektorë si ndërtimi, hoteleria apo turizmi. 60 për qind kanë zgjedhur si destinacionin veriut e Italisë për të zhvilluar veprimtaritë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME