Categories Lajme

Shqiptarët konsumojnë 2.6 tonë mish me salmonelë, AKU thotë se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqe

Nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit.

AKU thotë se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqet ku ishte shitur mishin madje në të gjitha njësitë tregtare janë vendosur njoftime me foto të produktit për të informuar konsumatorin qe në rast se e kanë blerë këtë mish të mos e konsumojnë.

Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

Problemi, sipas AKU, u thellua më tej nga fakti se kompania importuese ka paraqitur fatura fiktive, duke penguar gjurmimin e saktë të produktit të kontaminuar në treg. Prandaj ajo është kallëzuar në prokurori. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë importuese.

Gjithashtu në hetim është vënë edhe vëllai i tij, si dhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtij produkt të mbërritur në Portin e Durrësit me 11 Mars.

Dyshimet e policisë për 3 zyrtarët lidhen me vonesën e përgjigjes së analizave të kryera kampionëve të mishit, që ka marrë rreth 10 ditë, nga 3 ose 4 ditë që duhet zakonisht. Mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin. Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar. Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Tabakinot, baza të shpërndarjes së kokainës në Vlorë! Goditen dy raste, 3 të arrestuar

DVP Vlorë, Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëshmia e plotë e autorit që vrau Iliarian: I çova mëngjesin dhe e vrava me thikën e bukës!

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e dhënë në Gjykatë e 23-vjeçarit filipinas Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona!

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka humbur bashkëshortin e saj, Anis Fama, i cili është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si ndryshon koha gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Orët e paradites të kësaj të shtune (5 Prill) do të vijojnë të jenë nën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë!

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë i dyashur se pastronte para të ardhura…

LEXO ME SHUME