Categories Lajme

Shqiptari kapet dy herë brenda ‘shtëpive të barit’ në Angli, habit gjykatësin: Erdha për të pastruar…

Valter Gaxha, një 26-vjeçar shqiptar që u kap brenda një shtëpie të Nuneaton, e cila ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi pretendoi se ishte punësuar vetëm për atë ditë për të pastruar pronën. Por gjatë seancës gjyqësore, gjyqtari u bë skeptik pasi dëgjoi se Valter Gaxha kishte dhënë pikërisht të njëjtin justifikim kur ishte arrestuar në një fabrikë tjetër kanabisi dy vjet më parë.

Gaxha tregoi se ishte paguar me 100 paund nga një mik i tij më 21 qershor për të pastruar një shtëpi kanabisi dhe sipas tij kjo ishte arsyeja pse ishte gjendur aty. Por një arsyetim i tillë nuk u pranua nga gjykata pasi prokuori Michael Williams i tha gjykatësit:

Nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo është kryesisht për shkak të dënimit të tij të mëparshëm në qershor 2019 pasi ai u gjet në një pronë në Norwich me një organizim shumë të ngjashëm të kultivimit të kanabisit. Në shtëpi ishin pesë shtetas shqiptarë dhe me atë rast ai tha se ishte aty vetëm gjatë ditës, pasi iu ofruan 100 £ për të shkuar dhe për të pastruar pronën.

Prokuroria thjesht nuk e pranon që në këtë rast, krejt rastësisht, edhe një herë ai ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar për të bërë një punë pastrimi prej 100 £.

Kur më pas policia shkoi në këtë pronë nuk ishte askush tjetër aty dhe i pandehuri fillimisht i tha policisë se ishte qiramarrësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME