Categories Lajme

Shqiptari ndërron jetë në burgun e Maqedonisë Veriore, motra: Askush nuk i ofroi ndihmë

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22-vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga Lagja e Trimave, Kumanovë.Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit, shkruan Tetova1.Në një prononcim për portalin “Tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini thotë se vëllai tashmë më i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të që ditën e premte është ankuar se nuk ndjehet mirë.Sipas saj, Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ofruar dhe ka ndërruar jetë nga ora 22:00. Liridona apelon që të hetohet rasti se përse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë.Sipas familjarëve, Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për një vepër që e ka kryer në moshën 12 vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME