Categories Lajme

Shqiptari në Itali ka.pet me k.kainë dhe 30 mijë euro, ja çfarë ndodhi me të

Policia italiane në Pistoia ka arrestuar një shqiptar 34 vjeç nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai u arrestua pasi dyshohet se ka trafikuar kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi nga Shqipëria me inicialet A.M 34 vjeç, banues në Firence. Shqiptari u arrestua ndërsa ishte duke shëtitur në qendër të qytezës së Pistoias, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Karabinierët kanë sekuestruar makinën e shqiptarit që ishte marrë me qira dhe në të kanë gjetur 10 mijë euro të gatshme. Paratë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Më pas në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia gjeti edhe materiale të cilat i duheshin shqiptarit për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm. Forcat policore gjetën aty peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera. Gjykatësi i çështjes vendosi të linte shqiptarin në “arrest shtëpie”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME