Categories Lajme

Shqiptari përplaset me makinë në Greqi: Isha i pikëlluar nga tërmeti

Ai kishte pirë sasi të mëdha alkooli sepse ishte pikëlluar nga tërmetet që goditën vendlindjen e tij. Bëhet fjalë për një 51 vjeçar shqiptar, i cili u ul dje në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Volosit, i akuzuar për drejtimin e automjeti pa patentë dhe vozitje në mënyrë të rrezikshme. Mjeti që drejtonte shqiptari ishte përplasur me një makinë tjetër duke shkaktuar dëme materiale, ngjarje e ndodhur rreth orës .4 të mëngjesit të së dielës së kaluar në qendër të Volosit.

Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me gjithsej 14 muaj burg, me një dënim me kusht tre vjet dhe me gjobë deri në 1200 euro. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve L. Byron dhe Metamorphosis, dhe 51-vjeçari pretendoi se po shkonte për peshkim. Ai ishte i papunë duke deklaruar se ishte shqetësuar nga tërmetet në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME