Categories Lajme

Shqiptari që “mposhti” grekët i vetëm

Tepër modest dhe paksa i ndrojtur, përshkruan para kamerës së Top Channel momentet kur mësoi se kaloi i pari në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut. “Ishte një gëzim i madh, dhe për mua dhe për familjen dhe njerëzit e mi. Është diçka që unë të them të drejtën e prisja pak, po jo të dal edhe i pari. E prisja të kaloj mirë po i pari jo. Prisja të dilja në vendet e para, por jo i pari”, u shpreh Rrahman Lumi. Rrahman Lumi , djali i madh i një familjeje emigrantësh nga Luznia e Dibrës, tashmë me banim në Nea Mudania, zona turistike e Halkidhikisë, shpjegon se rezultatet e shkëlqyer që arriti janë fryt i një pune shumëvjeçare studimi nga ana e tij.

“Rezultatet janë diçka që duhet të luftosh përditë, çdo vit. Nga viti i parë shkollor se nuk mund të bëhesh menjëherë i pari vitin e fundit”, deklaroi Lumi. Suksesi i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke. Krenar për arritjen e Rrahmanit është edhe vëllai i tij më i vogël ,ndërsa babai i tij çon një mesazh të veçantë. “Jam shumë i gëzuar për vëllain tim”, u shpreh i vëllai Emiliano Lumi.

“Dua t’i them një diçka shtetit shqiptar që të merren edhe pak me emigrantët kudo që ndodhen”, deklaroi babai Haki Lumi. “Jo vetëm në Greqi, por në çdo shtet. Se emigrantët shqiptar janë kudo nëpër botë nuk duhet të mendojnë asnjëherë se janë në shtet të huaj. Çdo shtet jep mundësitë e veta në çdo fëmijë. Çdo kush duhet të mundohet për më të mirën”, tha ndër të tjera Rrahman Lumi. Për Rrahamanin që është nga maturantët e rrallë në vite që kanë marrë në provimet e maturës notën më të lartë, 20, në matematikë dhe fizikë, ëndrrat vazhdojnë . “Ëndrra ime për të ardhmen është inxhinier ndërtimi me punë këtu,Shqipëri dhe në botë”, tha Rrahman Lumi.

Kërkon të kthehesh në Shqipëri një ditë? “Më pëlqen Shqipëria, por si shoqni si diçka jam këtu. E kam qejf si Shqipëri shumë. Kam njerëzit e mi sado ndihem më mirë kur rri atje”, përfundoi Rrahman Lumi , djali i madh i një familjeje emigrantësh nga Luznia e Dibrës. E veçanta e këtij djali të thjeshtë që tashmë kërkon një shtëpi në Selanik për të filluar jetën studentore është se flet më shumë respekt për shokët dhe mësuesit e tij që e ndihmuan të arrijë thuajse të pakapshmen në provime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME