Categories Fashion, Lifestyle

Shqiptarja fiton në SHBA garën për fustanin e nusërisë me letra higjienike

Mimoza Haska me origjinë nga Shqipëria, ka fituar garën për stilimin e fustanit të nusërisë me detaje të ndërlikuara dhe dizajn origjinal, të hënën që lam pas në SHBA, shkruan Gazeta Metro.

Për krijimin e këtij fustani, asaj i duhej të përdorte 48 copa prej letrave higjienike dhe ka shpenzuar rreth 400 orë që ta përfundonte atë. “Veshja është thurur me grep. Linjat horizontale dhe vertikale janë krijuar falë grepit”, ka thënë ajo.

Mimoza kishte thurur edhe trëndafila me grep në këtë fustan, detaj ky i cili i dha një pamje romantike atij. “Unë jam gjithmonë pas stilit special dhe unik, shumë klasik. Kjo nuk është një ide e zakontë. Është dicka që i përshtatet syrit dhe duket mirë”, shtoi Haska. Mimoza e cila jeton prej vitesh në Surfside Beach të Karolinës së Jugut, tregoi se grepin mësoi ta përdorte nga nëna e saj. Ky është edicioni i 15-të i këtij konkursi, në të cilin nuk lejohen kopsat, zingjirët dhe gjëra të tilla, ndërsa, stilistët lejohen të përdorin vetëm ngjitës, letër kasele, gjilpërë dhe fije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME