Një rast i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali, pasi një grua denoncoi vjedhjen e një celulari.
Gruaja nga Ponte a Moriano kishte shkuar në një bar kur i vodhën celularin.
Ajo e denoncoi vjedhjen në polici dhe kjo e fundit zbuloi se përdoruese ishte një 35 vjeçare shqiptare e cila banonte në Lucca.
Kështu policia vendosi të kontrollonte banesën e shqiptares por ajo që gjeti aty brenda i habiti shumë. Kjo pasi dje në mëngjes gjatë kontrollit në banesën e gruas që jetonte me burrin e saj 40-vjeçar policia gjeti smartphone-n që po përdorej nga fëmijët.
Por nuk ishte vetëm celulari ajo çka u zbulua. Brenda banesës, forcat e rendit gjetën doza të ndryshme droge, në total 15 gram kokainë dhe 50 gram marihuanë, e gatshme për t’u shitur si dhe një peshore elektronike dhe materiale të tjera për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.
Burri mori autorësinë e plotë të drogës dhe u arrestua. Bashkëshortja, pavarësisht deklaratave të burrit që i heqin asaj çdo përgjegjësi, mbetet nën hetim për pranimin e mallrave të vjedhura.
