Categories Lajme

Shqiptaro-amerikania zgjidhet prokurore në Virginia/ Kush është Buta Biberaj

Buta Biberaj, motra e gazetarit të njohur Elez Biberaj është zgjedhur prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA, me 53 mijë vota kundër 50 mijë votave të rivalit të saj, Mike Chapman.

Pak ditë më parë Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” ka shkruar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme në SHBA, Buta Biberaj, e cila është kandidate për postin e prokurores në qarkun Loudon, Virginia, SHBA.

Sipas gazetës amerikane thuhet se shqiptarja ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, Biberaj ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shërbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore.

Zonja Biberaj, e cila ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun,” shkruan The Washington Post.“Axhenda e saj e fuqishme përfshin përfundimin e lirimit me para, sigurimin e më shumë mbështetje për viktimat dhe adresimin e tubacionit shkollë në burg përmes partneriteteve me shkollat, zyrtarët e komunitetit dhe drejtuesit e biznesit,” transmeton albinfo.ch.

Vlenë të theksohet se gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Law) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME